Bota

Pengimi i referendumit serb në Kosovë, policia: Situata e qetë dhe pa incidente

16 Janar 2022, 18:36 Nga DOSJA
Pengimi i referendumit serb në Kosovë, policia: Situata e qetë

KOSOVË – Policia e Kosovës raporton se situata në lidhje me moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës ka kaluar përgjithësisht e qetë dhe pa incidente. Në njoftimin e saj, organi i garantimit të rendit dhe sigurisë në Kosovë se ka patur disa tubime dhe marshime në qytete të ndryshme të Kosovës, ku grupime qytetarësh me kombësi serbe kanë shprehur pakënaqësi ndaj refuzimit të zhvillimit të referendumit serb në Kosovë.

NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS:

Referuar informacioneve lidhur me paralajmërimet se më 16 janar 2022, një referendum për ndryshime kushtetuese i planifikuar të mbahet në Serbi do të organizohet edhe në Republikën e Kosovës (RKS), Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në bashkërendim me autoritetet kompetente, bazuar në aktet ligjore dhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit Kushtetues të RKS-së si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend.

Në këtë fushëveprim Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ ku janë paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme. Po ashtu janë paraparë të gjitha planifikimet dhe veprimet operacionale për menaxhim të sigurisë dhe reagim profesional në rast të cenimi të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues në vendin tonë.

Situata vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione/qytete të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend. 

Serbia po zhvillon sot referendumin për ndryshimin e sistemit të drejtësisë. Qeveria serbe dhe presidenti Aleksandër Vuçiç propozojnë ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Referendumi ka nisur në orën 07:00 dhe përfundon në orën 20:00.

Kuvendi i Kosovës miratoi me 77 vota pro rezolutën kundër organizimit të referendumit serb në territorin e saj. Pas këtij vendimi, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi vendosi që qytetarët serbë që banojnë të Kosovë të votojnë në qytetet Novi Pazar, Kurshumli, Vranje dhe Rashka, të cilat ndodhen në Serbi.

LAJMI KRYESOR: Ndryshimet kushtetuese në gjyqësor, Serbia mban sot Referendumin, nis votimi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni policia e kosoves referendumi ne serbi 16 janar 2022 policia e kosoves referendumi ne serbi 16 janar 2022

Sondazh

Poll