Politike

VD-Basha: Shqipëria nuk i takon më 3 dinozarëve të tranzicionit

16 Janar 2022, 12:06 Nga DOSJA
VD-Basha: Shqipëria nuk i takon më 3 dinozarëve të

FIER– Kryedemokrati Lulzim Basha tha ditën e sotme nga Fieri se me vettigun e politikanëve do t’i jepet fund dominimit të asaj që ai e quajti ‘ 3 dinozaurët e tranzicionit’, duke iu referuar Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës. Basha tha se Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve e se duhet bërë më sa më parë vettingu i politikanëve.


“Zëri i tyre do të dëgjohet. Të hapim një faqe që duhet të ishte hapur dekada më parë, atë të pluralizmit të vërtetë. Shqipëria dhe politika e shqiptarëve nuk i takojnë më 3 dinozarëve të tranzicionit. Dhe për këtë duhet të bëjmë sa më parë vettingun e politikanëve. Secili prej brinjëve të trëkëndëshit të Bermudës ka arsyet e veta se pse nuk e do vettingun. Kjo do ta ndajë thashethemin nga e vërteta”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR:“Je ‘non grata’ në Fier!’/ Pritet me PROTESTA, Basha: Berisha e kaloi vijën e kuqe

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne fier lulzim basha basha ne fier lulzim basha

Sondazh

Poll