Aktualitet

Shpërndante drogë në dyqanin e luleve që menaxhonte, arrestohet shqiptari në Itali

16 Janar 2022, 13:15 Nga DOSJA
Shpërndante drogë në dyqanin e luleve që menaxhonte,

ITALI – Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Mestres në Itali, pasi akuzohet për trafik droge. Shqiptari i arrestuar, me precedentë të mëparshëm penalë, ishte vënë nën shënjestrën e agjentëve anti-drogë, kjo pas sinjalizimeve se në zonën mes Via Carducci dhe Via Piave, kryhej shpërndarje dhe trafik masiv droge.

Menaxheri i një dyqani lulesh kishte krijuar një sistem të posaçëm për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerësit, të cilët e kontaktuan shqiptarin dhe ky i fundit pasi bëri dorëzimin përkatës, u largua i qetë për në banesën e tij, të cilën e kishte kthyer në një laborator të vërtetë droge.

Oficerët e policisë pas zbulimit të banesës ku banonte i dyshuari, ka nisur blici gjatë të cilit agjentët pasi kanë bllokuar shqiptarin në rrugë, janë futur në banesën e tij ku është gjetur materiali i përdorur për ambalazhim, një shufër metalike precize, 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro para cash. Arrestimi u vërtetua menjëherë dhe shqiptari u dënua me dhjetë muaj dënim me kusht.

Marrë nga giornalenordest.it

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali shqiptari kapet me droge arrestohet shqiptari ne itali shqiptari kapet me droge

Sondazh

Poll