Aktualitet

Tentoi të kalonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Mat (EMRI)

16 Janar 2022, 12:53 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

TIRANË– Ervin Keta është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për kalim të paligjshëm të emigrantëve. Keta ishte shpallur në kërkim në datë 14 dhjetor 2021. Për të, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

NJOFTIMI:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me DVP Elbasan, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: E. K., 30 vjeç, banues në banues në Klos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Elbasan, me datën 14.12.2021, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ervin keta arrestim ervin keta

Sondazh

Poll