Aktualitet

Zjarr në një apartament në katin e 10 në Elbasan, brenda ndodheshin burrë dhe grua

16 Janar 2022, 12:45 Nga DOSJA
Zjarr në një apartament në katin e 10 në Elbasan, brenda

ELBASAN– Një apartament në katin e 10-të në lagjen ‘Aqif Pasha’ në Elbasan është përfshirë nga flakët. Zjarri ka nisur në pallatin që ndodhet pranë shkollës “Sulë Harri” duke shkaktuar panik te banorët e të gjithë pallatit. Shkak është bërë një defekt në automat.

Mësohet se në momentin kur ka rënë zjarri kanë qënë brenda në banesë dy persona, një burrë dhe një grua. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga zjarri, ndërkohë që forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan zjarr ne elbasan elbasan zjarr ne elbasan

Sondazh

Poll