Aktualitet

EMRI+FOTO/ Zhduket 16-vjeçarja në Vlorë, nëna kërkon ndihmë në Polici

16 Janar 2022, 09:13 Nga DOSJA

VLORË– Një 16-vjeçare është zhdukur në qytetin e Vlorës. Mësohet se e mitura quhet Eliza Tozaj dhe ka 2 ditë që nuk është kthyer në banesë, duke alarmuar familjarët e saj. Ka qënë nëna e saj ajo e cila ka kryer kallëzim në polici për zhdukjen e vajzës së mitur, duke bërë me dije se ditën e zhdukjes ka qenë në shkollë dhe më pas nuk është kthyer në shtëpi. Sipas të ëmës, para pak kohësh, e mitura kishte komunikuar me një djalë, por ditën e zhdukjes, Tozaj nuk kishte aparat celular me vete.

“Më datë 15.01.2022, shtetasja E. T., ka kallëzuar se më datë 14.01.2022, i është larguar nga banesa , vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fotoja e vajzës së zhdukur është bërë publike në media, ndërkohë që familjarët kanë bërë me dije edhe veshjen e të miturës, duke kërkuar ndihmën e të gjithëve për gjetjen e saj. Ndërkohë që edhe Policia e Shtetit ka nisur kërkimet për gjetjen e adoleshentes.

SHIKO EDHE KËTË:

16-vjeçarja humbi kontaktet me familjen në Vlorë, nëna: Atë ditë ka qenë në mësim

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eliza tozaj vlore zhduket 16-vjecarja ne vlore eliza tozaj vlore zhduket 16-vjecarja ne vlore

Sondazh

Poll