Bota

Miratimi i rezolutës kundër referendumit të Serbisë, Osmani: E mirëpres konsensusin

15 Janar 2022, 15:55 Nga DOSJA
Miratimi i rezolutës kundër referendumit të Serbisë, Osmani:

KOSOVË- Presidetja Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Osmani me anë të një postimi në Facebook ka theksuar se do të rruajë integritetin territorial të Kosovës ndaj veprimeve të njëanshme të Serbisë.

“Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Institucionet e Republikës së Kosovës njëzëri refuzojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në kundërshtim me normat kushtetuese dhe praktikën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë në fuqizimin e sovranitetit dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës ndaj veprimeve destabilizuese dhe të njëanshme të Serbisë”, ka shkruar Osmani.

LAJMI KRYESOR: Referendumi në Serbi, mblidhet sot Kuvendi i Kosovës, në fokus rezoluta e përbashkët

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni seance plenare ne kosove 15 janar 2022 vjosa osmani seance plenare ne kosove 15 janar 2022 vjosa osmani

Sondazh

Poll