Bota

Drogë në Mal të Zi! Zbulohet KANABIS në kamionin me targa shqiptare (DETAJE)

15 Janar 2022, 12:48 Nga DOSJA
Drogë në Mal të Zi! Zbulohet KANABIS në kamionin me targa

MAL I ZI – Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar ditën e sotme në Mal të Zi, në pikën kufitare të Bozhaj. Sipas mediave malazeze, nuk dihet ende se sa është sasia e kapur e drogës, por bëhet me dije se është gjetur në një kamion me targa shqiptare.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave dhe Drejtorisë së Policisë në pikën kufitare Bozaj në një kamion me targa shqiptare, mes mallrave të tjera (barishte të thata), gjetën lëndë bimore të dyshuar si lëndë narkotike marijuanë”, tha një zyrtar i lartë i policisë malazeze për mediat vendase, i cili sqaron se kamioni me ngarkesën e deklaruar si barëra medicinale, po lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë dhe duhej të vazhdonte rrugën drejt BE-së, duke kaluar transit përmes Malit të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Gjithnjë sipas mediave malazeze, ende nuk ka detaje në lidhje me ngjarjen dhe as nëse ka apo jo persona të arrestuar nga ky operacion.

Në lidhje me drogën e kapur ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila thotë se rezulton se nga veprimet e para hetimore, të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

DETAJET/Droga në Mal të Zi, reagon Policia e Shtetit: Kamioni kaloi nga Hani i Hotit

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kapet droge ne mal te zi kapet marijuane ne mal te zi kapet droge ne mal te zi kapet marijuane ne mal te zi

Sondazh

Poll