Bota

“Hapni librat dhe mbyllni këmbët”, Ministrja e Afrikës kritikohet pas deklaratës

15 Janar 2022, 16:11 Nga DOSJA
“Hapni librat dhe mbyllni këmbët”, Ministrja e

AFRIKA E JUGUTRofi Ramatuba, ministre e Shëndetësisë e rrethit Limpopo u ‘kryqëzua’ pas fjalëve në deklaratën drejtuar nxënësve. Mediat e huaja rapotojnë se Ramatuba i bëri komentet gjatë një vizite në një shkollë të mesme në Segagapeng.

“Unë u them vajzave hapni librat dhe mbyllni këmbët. Mos hap këmbët, por hap librat. Faleminderit”, -u tha ajo studentëve.

Akuzat e Ramatumba kanë ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe shumë përdorues po pyesin veten pse ajo iu drejtua vetëm vajzave. “Kjo nuk është mënyra e duhur për të folur me fëmijët për abuzimin, seksin dhe pëlqimin”, ka shkruar një përdorues.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 33,400 vajza nën moshën 17 vjeç kanë lindur fëmijë në Afrikën e Jugut në vitin 2020. Mungesa e aksesit në edukimin seksual, si dhe shërbimet shëndetësore të përballueshme dhe të përshtatshme, janë faktorë kyç në shtatzënitë e adoleshenteve të vendit, sipas organizatave për fëmijët.

(F.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afrika e jugut rofi ramatuba afrika e jugut rofi ramatuba

Sondazh

Poll