Bota

Turkmenistani do të mbyllë “Portën e Ferrit”

15 Janar 2022, 14:19 Nga DOSJA
Turkmenistani do të mbyllë “Portën e Ferrit”

AZIA QËNDRORE- Presidenti i Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov ka urdhëruar zyrtarët qeveritarë të shuajnë zjarrin. Mediat e huaja raportojnë se urdhëri ka ardhur për shkak të dëmeve ekologjike dhe shqetësimeve ekonomike që shkakton.

‘Ne po humbasim burime të vlefshme natyrore për të cilat mund të marrim fitime të konsiderueshme dhe t’i përdorim ato për të përmirësuar mirëqenien e njerëzve tanë,“- tha presidenti.

Porta e Ferrit” ndodhet afërsisht 260 kilometra në veri të kryeqytetit turkmen, Ashgabat. Krateri është 60 metra i gjerë dhe 20 metra i thellë. Ajo u krijua për herë të parë në vitin 1971 kur gjeologët sovjetikë goditën një shpellë gazi natyror në shkretëtirën e madhe Karakum, duke shkaktuar aksidentalisht shembjen e saj. Në fakt poshtë tij ka një rezervë të madhe gazi natyror dhe për të parandaluar përhapjen e tij në ajër, si dhe shpërthime të mundshme, në momentin që u vendos t’i vihej flaka shkaktoi një zjarr nëntokësor që nuk shuhet kurrë.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gurbanguly berdymukhamedov porta e ferrit gurbanguly berdymukhamedov porta e ferrit

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2022, 12:31

Forcat ushtarake ruse largohen nga Kazakistani

RUSI– Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat që u vendosën në Kazakistan gjersa demonstratat e dhunshme tronditën vendin janë kthyer në shtëpi. Trup...