Bota

Zyra e Boris Johnson i kërkon falje Mbretëreshës për festat gjatë izolimit

14 Janar 2022, 21:31 Nga DOSJA
Zyra e Boris Johnson i kërkon falje Mbretëreshës për festat

BRITANI E MADHE- Pamjet e dy festave të mbajtura brenda zyrave të kryeministrisë më 16 prill të vitit 2021, një ditë para ceremonisë së funeralit të Princit Filip u bënë virale dhe kryeministrit britanik, Boris Johnson po përballet me kërkesë për të dhënë dorëheqje. Mediat e huaja raportojnë se së fundmi zyra e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i ka kërkuar falje Mbretëreshës britanike Elizabeta II.

Zyra e kryeministrit britanik Boris Johnson i kërkoi falje mbretëreshës Elizabeth të premten pasi doli se stafi kishte festuar deri në orët e vona të natës në ‘Downing Street’ në prag të funeralit të Princit Philip, në një kohë kur grumbullimet në ambiente të mbyllura ishte e ndaluara. Zëdhënësi gjithashtu njoftoi se Johnson ishte në rezidencën e tij në fshatin Checkers atë ditë dhe nuk ishte i ftuar në asnjë festë.

‘Është fatkeqësi që kjo gjë ka ndodhur në kohën e zisë kombëtare dhe Zyra e kryeministrit i kërkon falje Pallatit”,- u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Johnsonit.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnosn mbreteresha elisabeth ii boris johnosn mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll