Aktualitet

Drogë në makinë dhe arsenal armësh në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Lezhë

14 Janar 2022, 20:36 Nga DOSJA
Drogë në makinë dhe arsenal armësh në banesë,

LEZHË – Një person u arrestua, ndërsa një tjetër u procedua pas sekuestrimit të një lënde narkotike në makinë dhe gjetjes së një arsenali armësh në banesë.

Shtetasit A.D., 30 vjeç dhe A.M., 25 vjeç u ndaluan në Rrëshen nga efektivët e Komisariatit të Mirditës pasi ishin marrë informacione se po transportonin drogë. Gjatë kontrollit të automjetit “Ford”, që drejtohej nga A.D. dhe në pronësi të A.M., u gjetën doza me lëndë narkotike.

Më pas, forcat e rendit të Mirditës ushtruan kontroll në banesën e 25-vjeçarit A.M. Efektivët sekuestruan një pistoletë, krehër kallashnikovi, municione luftarake të llojeve të ndryshme, sasi droge dhe peshore.

Pas verifikimeve, uniformat blu arrestuan 25-vjeçarin A.M. dhe vendosën të hetojnë në gjendje të lirë 30-vjeçarin A.D.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll