Aktualitet

Helmimet masive të qenve në Korçë, bashkia: Akt i shëmtuar, kërkojmë bashkëpunim

14 Janar 2022, 19:38 Nga DOSJA
Helmimet masive të qenve në Korçë, bashkia: Akt i

KORÇË – Bashkia e Korçës dënoi rastet e helmimeve të qenve të rrugës dhe shtëpiak, fenomen që u denoncua sot. Në faqen zyrtare, bashkia e qytetit juglindor shprehet se gjatë 2 viteve të fundit ka kryer sterilizimin, vaksinimin dhe matrikullimin e 345 qenve endacakë.

Ndër të tjera, bashkia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve duke ftuar çdo person që të adoptojë nga një qen rruge brenda mundësive.  

Reagimi i Bashkisë së Korçës:

Imazhet e sotme nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë korçare dhe qëndrimin e bashkisë për këtë çështje. Ato synojnë veçse të shëmtojnë imazhin e Korçës.

Qytetarë të Korçës denoncuan sot në media pamjet e helmimit të qenve të rrugës në zona të ndryshme të qytetit. Ata pretendojnë se bashkia po organizon eliminimin e kafshëve endacake. Gjithashtu pretendohet se janë helmuar edhe kafshë shtëpiake. Në rrjetet sociale, komentues të shumtë i kërkuan kryebashkiuakut të Korçës Sotiraq Filo të dorëhiqej për këtë ngjarje duke e konsideruar “vrasës”, “kriminel”, etj.

LAJMI KRYESOR: Masakër në Korçë! Helmime masive të qenve, alarmohen banorët

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce qen te helmuar ne korce vriten qen ne korce korce qen te helmuar ne korce vriten qen ne korce

Sondazh

Poll