Bota

Intinerari, si u arratis Nikola Gruevski nga Shqipëria drejt Hungarisë

27 Qershor 2019, 09:43 Nga DOSJA
Intinerari, si u arratis Nikola Gruevski nga Shqipëria drejt Hungarisë

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, është arrestuar sot në Hungari ku ishte në kërkim të azilit politik. Ish-kryeminsitri kishte disa muaj që qëndronte në Hungari, por shumë shpejt për të dot vendosë gjykata e Budapestit nëse ai do të eskradohet dhe të vuajë dënimin apo jo.

Por si përfundoi në Hungari një ndër njerëzit më të pushteshtëm në Ballkan?

Nikola Gruevski pas probleme të shumta me ligjin dhe vendin e tij dhe në prag të arrestimit, u arratis. Gjatë largimit të tij ai kaloi në disa vende ballkanike, përfshirë edhe Shqipërinë për t’u arratisur drejt Hungarisë.

Itinerari i lëvizjes së Nikola Gruevskit nga Maqedonia deri në Hungari

Policia shqiptare ka konfirmuar se Gruevski u largua nga vendi në kalimin kufitar nga Hani i Hotit.

Më pas destinacioni tjetër i Gruevskit ka qenë 11 nëntor, që përmes pikës së Bllatës dyshohet se ka hyrë në Shqipëri, për t’u larguar po më 11 nëntor përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.

Po më 11 nëntor, Gruevski ka hyrë në Serbi në orën 10:16 të darkës përmes pikës kufitare të Dobrakovos.  Në Serbi, ish-kryeministri maqedonas ka hyrë me një makinë me targa 55AO5, në të cilën kanë qenë Casar Josef Zoltan dhe Felegjazi Shaba me pasaporta hungareze.

Që nga ky moment, Gruevski u bë i gjallë në datën 13 nëntor, ku siç ka thënë edhe vetë në faqen e tij në Facebook, ka kërkuar azil në Hungari, dhe ka marrë statusin e azilantit politik.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni arratisja e gruevskit ne hungari arrestohet nikolla gruevski nikola gruevski arratisja e gruevskit ne hungari arrestohet nikolla gruevski nikola gruevski

Sondazh

Poll