Politike

VD-Vija e kuqe ndaj Sali Berishës, Basha: Është kaluar prej kohësh

14 Janar 2022, 15:04 Nga DOSJA
VD-Vija e kuqe ndaj Sali Berishës, Basha: Është kaluar prej

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike u përgjigj se “vija e kuqe” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është tejkaluar prej kohësh. Pasi dha dëshminë në Prokurorinë e Tiranës për protestën e 8 janarit, kryedemokrati tha se ka kërkuar të hetohen Sali Berisha dhe të gjithë personat që organizuan protestën e së shtunës të kaluar.

Ai tha se instrumenti i ndryshimit ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe duhet të nisë beteja për kthimin e demokracisë në drejtësi për shqiptarët.


Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës nga Prokuroria e Tiranës

Cila eshte vija juaj e kuqe a do keni një përballje për të larguar përfundimisht Sali Berishën?

Lulzim Basha: Vija e kuqe është kaluar prej kohësh, instrumenti i vetëm për ndryshim ishte 25 prilli ndaj duam një orë e më parë të kthehemi megjithë energjinë në betejën e nisur për ti kthyer shqiptarëve demokracinë për një drejtësi që nuk mbron por ndëshkon politikanët e korruptuar që janë e vetmja mënyrë për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

LAJMI KRYESOR: 8 Janari/Pas Berishës e Nokës! Basha dhe Bardhi DËSHMOJNË në Prokurori

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha ne prokurori lulzim basha protesta e 8 janarit basha ne prokurori lulzim basha protesta e 8 janarit

Sondazh

Poll