Aktualitet

PROTESTA/ PD: Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, demokratët i braktisën

13 Janar 2022, 09:09 Nga DOSJA
PROTESTA/ PD: Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, demokratët i

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar dhe një herë të gjithë personat që morën pjesë në protestën e 8 Janarit. Me anë të një postimi, PD thotë se për fat të mirë në protestë nuk u derdh gjak siç ishte planifikuar.

Partia Demokratike thekson se Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, pasi u braktisën sipas kësaj partie nga demokratët. Selia blu pohon se “PD po ngrihet çliruar nga makthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për t’u ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë”.

POSTIMI:

Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunen per javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes nongrata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia demokratike perplasje ne partine demokratike partia demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2022, 08:42

Auditim, profesion pazaresh apo interes publik

Nga Meri LikaDitën e sotme ma nisi keq një lajm në gazetën Monitor, i cili informonte: “Konkurrenca “rrëzon” tarifën minimale të audituesve prej 3 mijë lekë/orë...