Aktualitet

Përdori mbiemrin e gruas, shqiptari kapet dhe me patentë false! ‘Dëbohet’ nga Italia

13 Janar 2022, 07:48 Nga DOSJA
Përdori mbiemrin e gruas, shqiptari kapet dhe me patentë false!

ITALI– Një shqiptar është dëbuar nga Italia pasi është kapur nga policia duke përdorur një identitet tjetër dhe me letra falso. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nuk ishte kthyer në Shqipëri por kishte marrë mbiemrin e gruas së tij dhe kishte vijuar qëndrimin në Itali. 28-vjeçari shqiptar u kap nga efektivët e policisë gjatë kohës kur ishte në makinë.

Ai u ka treguar dokumentet agjentëve të cilët kanë kuptuar menjëherë se patenta ishte false. Kështu policia i ka thelluar kontrollet nëpërmjet ekzaminimit të shenjave të gishtave, nga të cilat rezultonte se bëhej fjalë për një person tjetër. 28-vjeçari në fakt ishte në fakt një emigrant i paligjshëm pasi u dëbua nga territori kombëtar me dekret të Prefektit të Novarës në mars 2020.

Gjyqi për shqiptarin u zhvillua mëngjesin e sotëm dhe gjyqtari vendosi ta largojë nga Italia duke i siguruar fluturimin e parë direkt për në Shqipëri.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet debohet shqiptari nga italia itali kapet shqiptari ne itali debohet shqiptari nga italia itali kapet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll