Bota

Studimi: Kanabisi parandalon infektimin me Covid-19

13 Janar 2022, 07:37 Nga DOSJA
Studimi: Kanabisi parandalon infektimin me Covid-19

SHBA- Një studim lauratorik i kryer së fundmi ka zbuluar se ekziston mundësia që kanabisi të parandalojë infektimin me koronavirus. Mediat e huaja raportojnë se studiuesit zbuluan se kanabisi mund të jetë në gjendje të bllokojë hyrjen e virusit në qeliza dhe të parandalojë infektimin nga virusi.

Studiuesit testuan efektin e komponimeve kundër varianteve alfa dhe beta të virusit në një laborator.Dy komponimet që gjenden zakonisht në kërp të quajtur acid kanabigerolik, ose CBGA, dhe acid kanabidiolik, ose CBDA  u identifikuan gjatë një përpjekjeje të shqyrtimit kimik si potencial për të luftuar koronavirusin. Kjo do të thotë se njerëzit që konsumojnë kanabis mund të kenë mbrojtje nga infeksioni, sepse virusi nuk mund të hyjë në qeliza.

Gjithsesi studimi nuk përfshin krahasimin e shkallës së infeksionit tek ata që përdorin komponimet me ata që nuk e përdorin. 

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 kanabisi studimi covid-19 kanabisi studimi

Sondazh

Poll