Bota

Aksidenti në Serbi, zyrtari kosovar drejt Krushevcit, të lënduarit jashtë rrezikut

12 Janar 2022, 07:18 Nga DOSJA
Aksidenti në Serbi, zyrtari kosovar drejt Krushevcit, të

KOSOVË – Qeveria e Kosovës, me anë të një komunikate në Facebook njofton se një zyrtar i tyre ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes ku ndodhi mbrëmjen e djeshme aksidenti, ku një autobus i një linje turistike kosovare u përmbys në anë të rrugës në Krushevc të Serbisë.

Sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës, gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë maksimale për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident.

Një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) rreth orës 22:00 ka pësuar aksident në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi. Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz.  Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë. Institucionet e Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm për të bërë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar të prekurit nga ky aksident.”, thotë ndër të tjera kjo komunikatë e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

LAJMI KRYESOR: SHMANGET TRAGJEDIA/ Përmbyset autobusi me shqiptarë në Serbi, 17 të plagosur

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni permbyset autobusi me shqiptare ne serbi permbyset autobusi me shqiptare ne serbi

Sondazh

Poll