Bota

E para në botë, Kanadaja vendos gjobë mbi personat e pavaksinuar

11 Janar 2022, 21:32 Nga DOSJA
E para në botë, Kanadaja vendos gjobë mbi personat e pavaksinuar

KANADA- Provinca kanadeze e Quebec do të detyrojë qytetarët e pavaksinuar që të paguajnë një taksë shëndetësore. BBC shkruan se Quebec, vend i cili ka parë numrin më të madh të vdekjeve të lidhura me Covid në Kanada, aktualisht po lufton me një rritje të rasteve.

Të martën, kryeministri njoftoi se do të ishte i pari në vend që do të penalizonte financiarisht të pavaksinuarit. Vetëm rreth 15% e banorëve të Quebec nuk janë të vaksinuar, por ata përbëjnë rreth gjysmën e të gjitha rasteve spitalore. Sipas të dhënave federale, pak më shumë se 84% e banorëve të Quebec kishin marrë të paktën një dozë vaksine deri më 1 janar.

Kryeministri Francois Legault tha gjatë një konference për shtyp se njerëzit që nuk kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës do të duhet të paguajnë një gjobë. Tarifa që do të paguhet nuk është vendosur ende.

“Unë mendoj se tani është një çështje drejtësie për 90% të popullsisë që bëri disa sakrifica. Unë mendoj se ne u detyrohemi atyre këtë lloj mase,” tha Legault.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota francois legault kanada francois legault kanada

Sondazh

Poll