Bota

Tragjedia në Bullgari, linjës së autobusëve “Besa Trans” i hiqet licenca

11 Janar 2022, 21:58 Nga DOSJA
Tragjedia në Bullgari, linjës së autobusëve “Besa

SHKUP- Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi ka bërë me dije se nesër do t’i hiqet licenca për veprimtari turistike agjencisë turistike “Besa Trans”, autobusi i së cilës shkaktoi aksident trafiku ku humbën jetën 46 persona. Tetovasot shkruan se sipas Bekteshit, Ministria e Ekonomisë ka marrë raportin nga Inspektorati i Punës lidhur me licencën për veprimtari turistike të agjencisë turistike “Besa Trans”.

Ministri shtoi se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektorati i Tregut do të bëjë kontroll shtesë për kushtet dhe mënyrën e funksionimit të “Besa Trans”.

Në 23 nëntor, një autobus i linjës Shkup-Stamboll-Shkup u përplas me trafikndarësen në autostradën e Strumës në Bullgari dhe më pas mori flakë duke u shkrumbuar për 2-3 minuta. Nga kjo tragjedi humbën jetën 45 persona, mes tyre 12 fëmijë dhe mbijetuan 7 të tjerë. Prokuroria bullgare shtoi se shkak i kësaj tragjedia ka qenë gabimi njerëzor i shoferit, ndërsa ka patur aludime për kushtet e degraduara të sinjalistikës rrugore dhe kontrollit teknik të autobusit.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni 'besa trans kreshnik bekteshi tragjedia ne bullgari 'besa trans kreshnik bekteshi tragjedia ne bullgari

Sondazh

Poll