Bota

Korrupsion brenda Ministrisë së Rinisë, arrestohet në Kosovë këngëtari

12 Janar 2022, 06:41 Nga DOSJA
Korrupsion brenda Ministrisë së Rinisë, arrestohet në

KOSOVË– Një punonjës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është arrestuar nga Policia e Kosovës. ‘Telegraf’ raporton së bëhet fjalë për këngëtarin Leotrim Gashi, i cili ishte punonjës në departamentin e rinisë në Ministri.

Ai është arrestuar pasi dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leotrimi ka një karrierë disa vjeçare në muzikë, kryesisht në zhanrit popullor dhe folklorik. Madje vetëm pak muaj më parë, ai kishte publikuar projektin e tij të fundit muzikor, në kuadër të programeve festive.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni arrestim ne kosove kosove leotrim gashi arrestim ne kosove kosove leotrim gashi

Sondazh

Poll