Politike

Basha refuzon dekretin e Metës për 13 tetorin: S’hyjmë në asnjë proces zgjedhor me Ramën kryeministër

27 Qershor 2019, 16:34 Nga DOSJA
Basha refuzon dekretin e Metës për 13 tetorin: S’hyjmë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se nuk pranon opsionin e presidentit Ilir Meta për të zhvilluar zgjedhjet më datë 13 tetor.

Në një deklaratë për mediat, kryeopozitari tha prerë që Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk ulen në asnjë diskutim për procesin zgjedhor dhe nuk futen në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Basha ritheksoi se për t’u futur në zgjedhje Opozita kërkon të dalin përpara drejtësisë të gjithë eksponentët e Partisë Socialiste që janë përfshirë në krime elektorale.

“Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë process zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.

Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.

Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë,”– tha Basha ndër të tjera.

Ditën e sotme në një deklaratë urgjente, Presidenti Ilir Meta lajmëroi datën 13 tetor si një datë të re zgjedhjesh, pas një takimi prej 20 minutash me kryeopozitarin Lulzim Basha. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama vazhdon fushatën e tij elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit ku opozita nuk merr pjesë.

Datën e re të zgjedhjeve, Rama e quajti një çmenduri të dytë të Presidentit Meta, pas çdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike data e re e zgjedhjeve lulzim basha data e re e zgjedhjeve lulzim basha

Sondazh

Poll