Politike

Balla sfidon liderët opozitarë: SHBA e BE njohin vetëm 30 qershorin, treguan me gisht Bashën dhe Kryemadhin

27 Qershor 2019, 18:03 Nga DOSJA
Balla sfidon liderët opozitarë: SHBA e BE njohin vetëm 30

TIRANË– Sekretari i Pergjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla mori pjesë në takimin përmbyllës të të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit në Bashkinë Kamëz, ku deklaroi se SHBA sapo i kanë vendosur vulën e noterisë 30 Qershorit, të ngjashme me vulën për të mos hyrë më Sali Berisha në SHBA.

Në takimin me banorët e Kamzës sëbashku me kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki, Rakip Suli, Balla u shpreh duhet të jetë e qartë si për Lulin dhe Xhelalin se 30 Qershori është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë.

Vota është eshte një dhe është e popullit. Nuk del dot sot as Ilir Meta, as Sali Beirsha, as Lulzim Basha e Monika Kryemadhi t’u heqin të drejtën shqiptarëve për të votuar. E drejta për të votar është një e drejtë që e kemi fituar në vitin 1990. Këtu në Kamëz 30 Qershori është një moment historik çlirimi nga keq qeverisja lokale dhe peng-marrja politike e PD-së. Me 30 Qershor shqiptarët duhet të ndërshkojnë me votë katër politikanët, Berisha-Meta-Kryemadhi-Basha. Për herë të parë SHBA ka treguar me gisht emrat e dy politikanëve Basha dhe Kryemadhi. Keqardhje për degradimin anti demokratik të Partisë Demokratike. SHBA, BE dhe OSBE njohin vetëm 30 Qershorin”, deklaroi Balla.

Nga Kamza Balla i bëri thirrje çdo punonjësi të bashkisë Kamëz që të mos përdoret më nga Xhelal Mziu dhe tutorët e tij politike.

Cdo krim zgjedhor do të ndëshkohet ashpër nga Ligji dhe Drejtësia”, u shpreh Balla.  

(a.m/dosja.al)                                                                                                                            

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike balla ne kamez taulant balla zgjedhjet lokale 30 qershor balla ne kamez taulant balla zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll