Politike

Njoftoi largimin nga Shqipëria, Kokalari: Berishën e mbështes deri në fund

11 Janar 2022, 09:56 Nga DOSJA
Njoftoi largimin nga Shqipëria, Kokalari: Berishën e mbështes

TIRANË– Aktivistja Evi Kokalari ka theksuar se largimi nga Shqipëria nuk do të thotë se ka hequr dorë nga mbështetja për liderin historik tëPartisë Demokratike, Sali Berisha. Pas postimit të parë, ajo ka bërë dhe një tjetër duke theksuar se njerëzit nuk kanë parë ende asgjë akoma nga ajo. Kokalari paralajmëroi në fund se e ardhmja do të ketë plot surpriza.

POSTIMI:

Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.

Evi Kokalari lajmëroi se kishte vendosur të tërhiqej nga skena politike në Shqipëri. Ajo bëri të ditur se do ti rikthehej jetës së saj normale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e kishte lënë pas dore prej disa kohësh. Në postimin e saj Kokalari thotë se do të vazhdojë të jetë në komunikim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, edhe pse jo në të njëjtën shpeshtësi si më parë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike evi kokalari sali berisha evi kokalari sali berisha

Sondazh

Poll