Art&Argëtim

DiCaprio udhëton me jahtin luksoz, fansat e “kryqëzojnë”: Hipokrit, po ndot mjedisin

10 Janar 2022, 19:33 Nga DOSJA
DiCaprio udhëton me jahtin luksoz, fansat e

SHBA  – Aktori Leonardo DiCaprio është duke shijuar pushimet me të dashurën e tij, Camila Morrone në ishullin St. Barts, në SHBA  në një superjaht prej 110 milionë dollarësh dhe kjo ka zgjuar zemërimin e fansave.

Sipas The news, ylli i Titanikut , i cili është gjithashtu ambasador i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, është shpesh aktiv në çështjet mjedisore. Projekti i tij më i fundit “Don’t Look Up” mbron gjithashtu kauzën e kërcënimit më urgjent me të cilin përballet e gjithë specia jonë. Megjithatë, arratisja e tij e fundit e ka bërë atë një ‘eko-hipokrit’ për fansat që po e kritikojnë aktorin për përdorimin e një jahti që nuk është miqësor me mjedisin.

Lundrimi shtatë milje i superjahtit është një burim ndotjesh nga karboni sa do të harxhonte një makinë në një vit. Ajo gjithashtu kërkon karburant me vlerë 339,712 dollarë për të mbushur rezervuarin e saj. Disa ditë më parë, aktori i The Revenant u kap në varkën e tij miliona dollarëshe teksa qëndronte në diell. Atij iu bashkua muzikanti Lukas Haas.

Pamja erdhi pas ushëtimit të Vitit të Ri me miliarderin e Amazon, Jeff Bezos, të dashurën Lauren Sanchez, Drake dhe të tjerë në Karaibe.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll