Art&Argëtim

Donaldi i bën portret, Beatrix zhgënjehet: Pse aq e kam hundën unë…

10 Janar 2022, 17:44 Nga DOSJA
Donaldi i bën portret, Beatrix zhgënjehet: Pse aq e kam hundën

TIRANË – Donald Veshaj ka treguar brenda shtëpisë së Big Brother Vip se ka një pasion për pikturën dhe këtë e ka treguar nëpërmjet dy pikturave që ka realizuar aty, njëra prej të cilave doli dhe në ankand.

Këtë herë aktori ka vendosur të pikturojë portretin e të dashurës së tij, këngëtares Beatrix Ramosaj. Teksa këngëtarja po rrinte në profil, Donaldi e pikturoi, megjithatë vajza në letër nuk ngjasonte aspak me Beatrix Ramosajn, gjë që u vu re edhe nga vetë ajo, e cila e pyeti menjëherë nëse e kishte vërtet hundën aq të madhe.

Pse kaq të madhe e kam hundën?!”, iu drejtua Beatrix.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Donaldi e mori me sportivitet reagimin e saj duke i thënë me shaka se në fakt e ka hundën më të madhe, por në pikturë ia kishte rregulluar ai. Çifti më pas dolën së bashku nga dhoma ku ishin, dhe këngëtarja iu tregoi të gjithëve në lidhje me pikturën që Donaldi i kishte bërë.

Donaldi ka realizuar disa piktura brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Ai i bëri një pikturë mikes së tij, këngëtares Semi Jaupaj dhemë pas ai realizoi portretin e Ismail Qemalit, që doli në ankand dhe u shit për një shifër prej 12 mijë euro.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj donald veshaj shtepia e big brother vip beatrix ramosaj donald veshaj shtepia e big brother vip

Sondazh

Poll