Art&Argëtim

E padëgjuar më parë, aktorja transgjinore fiton çmim në Golden Globes

10 Janar 2022, 18:40 Nga DOSJA
E padëgjuar më parë, aktorja transgjinore fiton çmim

SHBA – Aktorja amerikane Michaela Jaé ose siç njihet “Mj” Rodriguez, mori një Golden Globe për aktoren më të mirë në një një dramë televizive ë titulluar “Pose”.

Sipas NBC news, 31-vjeçarja u vlerësua për rolin e saj si shtëpiake dhe infermiere, me ermin Blanca. Kjo shënon herën e parë në histori që një aktore transgjinore fiton një Golden Globe. Kjo është gjithashtu fitorja e parë e Golden Globe për “Pose”, i cili u shfaq premierë në vitin 2018.

Rodriguez u bë e njohur për herë të parë verën e kaluar pasi u bë interpretuesja e parë transgjinore që u nominua për çmimin Emmy për rolin kryesor. Ajo nuk arriti ta fitonte atë çmim.

Ndërsa “Pose” është vlerësuar si kasti më i madh transgjinor në një serial me skenar, yjet e serialit kanë folur shpesh në lidhje me mungesën e njohjes së çmimit që kanë marrë. Në vitin 2020,yjet e “Pose” Indya Moore dhe Angelica Ross folën kundër çmimeve Emmy për anashkalimin e kastit transgjinor me ngjyrë të serialit në listën e kandidatëve atë vit.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aktorja amerikane lgbtqia transgjinore aktorja amerikane lgbtqia transgjinore

Sondazh

Poll