Art&Argëtim

I zhdukur prej dy ditësh, djali i këngëtares Sinead O’Connor i jep fund jetës

10 Janar 2022, 11:27 Nga DOSJA
I zhdukur prej dy ditësh, djali i këngëtares Sinead

IRLANDË- Djali i këngëtares irlandeze Sinead O’Connor ka ndërruar jetë. Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka konfirmuar lajmin e trishtë, ku me anë të një postimi në Twitter ka zbuluar se djali i saj kishte kryer vetëvrasje. Mediat e huaja raportojnë se O’Connor ka deklaruar se do të padisë spitalin që la të dilte jashtë djalin i cili kishte tentuar edhe më parë t’i jepte fund jetës.

‘Si mundet që një 17-vjeçar i trazuar dhe në mbikqyrjeje vetëvrasjeje të humbas nga spitali “Tallaght Hospital”? Spitali refuzon të mbajë përgjegjësi për detyrën e tyre. Vjen padia”, -u shpreh Sinead.

Djali 17-vjeçar, Shane ishte raportuar i zhdukur dy ditë para vdekjes së tij. O’Connor kishte thënë më parë se ishte “në vëzhgim vetëvrasjeje” në Spitalin Tallaght.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz

Sondazh

Poll