Bota

Gjykata e Hagës i dha lejen speciale, Kadri Veseli viziton varrin e nënës

10 Janar 2022, 15:08 Nga DOSJA
Gjykata e Hagës i dha lejen speciale, Kadri Veseli viziton varrin e

KOSOVË – Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka vizituar ditën e sotme varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës ku është varrosur nëna e tij, e cila u nda nga jeta  një ditë më parë.

Gjykata Speciale në Hagë ku ai edhe po mbahet nën akuzën për krime lufte, i ka dhënë një leje speciale për të vizituar familjen e tij në Kosovë dhe varrin e së ëmës.

Ai fillimisht mbërriti në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët. Nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Ajshe Veseli humbi jetën në moshën 93-vjeçare.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë, nën dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai në korrik të vitit të kaluar humbi edhe të atin Fazli Veseli.

LAJMI KRYESOR: I vdiq nëna, Kadri Veseli del nga paraburgimi në Hagë dhe kthehet në Kosovë

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora gjykata speciale e hagës humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli gjykata speciale e hagës humb jeten nena e kadri veselit kadri veseli

Sondazh

Poll