Bota

Gjendet i pajetë brenda hotelit komediani amerikan Bob Saget, DETAJET e para

10 Janar 2022, 07:16 Nga DOSJA
Gjendet i pajetë brenda hotelit komediani amerikan Bob Saget, DETAJET e

SHBA-Komediani dhe aktori i njohur në serialin “Full House”, Bob Saget, është gjetur i pajetë në moshën 65-vjeçare. Familja e tij ka konfirmuar lajmin e trishtë duke thënë se në këto momente ata kërkojnë privatësi. Saget u gjet i vdekur në një dhomë hoteli ditën e djeshme në Ritz-Carlton Orlando, Grande Lakes.

“Jemi të dëshpëruar të konfirmojmë se Bob-i ynë i dashur ndërroi jetë sot. Ai ishte gjithçka për ne dhe ne duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij, duke performuar live dhe duke sjellë njerëz nga të gjitha sferat e jetës së bashku me të qeshura. Edhe pse ne kërkojmë privatësi në këtë moment, ju ftojmë të bashkoheni me ne për të kujtuar dashurinë dhe të qeshurën që Bob solli në botë.”

Saget ishte në Florida si pjesë e turneut të tij . Sipas datave të turneut të vendosura në llogarinë e tij në Tëitter, ai performoi të shtunën në mbrëmje në Ponte Vedra Beach, Florida.

Earlier today, deputies were called to the Ritz-Carlton Orlando, Grande Lakes for a call about an unresponsive man in a hotel room. The man was identified as Robert Saget & pronounced deceased on scene. Detectives found no signs of foul play or drug use in this case. #BobSaget pic.twitter.com/aB1UKiOlmi

— Orange County Sheriff’s Office (@OrangeCoSheriff) January 10, 2022

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota bob saget shba vdes komediani bob saget shba vdes komediani

Sondazh

Poll