Art&Argëtim

Morena i “del në krah” Stresit, kërkon lirimin e tij: Pa ty nuk jam unë…

9 Janar 2022, 17:07 Nga DOSJA

TIRANË – Këngëtarja Morena Taraku ka reaguar ditën e sotme pas arrestimit nga Policia të reperit Arkimed Lusha ose Stresi siç njihet nga publiku.

Stresi u arrestua nga Policia gjatë protestës së djeshme para selisë së Partisë Demokratike dhe duket se kjo e ka prekur shumë Morenën e cila ka një raport mjaft të ngushtë me reperin, të cilin shpesh e quan vëlla. Përmes një postimi në “Instagram”, ajo ka kërkuar lirimin e tij dhe ka thënë se ai meriton vetëm dashuri e jo dhunë.

“Ti je me mua në çdo cep të botës…Pa ty nuk jam unë. Free Stresi. Zemra e tij meriton dashuri jo dhunë”– ka shkruar ajo.

Vetë reperi bëri me dije ditën e djeshme përmes një fotoje të publikuar në “Instagram”, se po shoqërohej në komisariat dhe se nuk kishte asnjë faj pasi gjithmonë e akuzojnë me të padrejtë. Stresi dhe Morena kanë publikuar edhe një duet së bashku më 24 shtator të titulluar “Bad girl”, i cili duket se i ka afruar edhe më tepër me njëri-tjetrin.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arrestimi i stresit morena taraku reperi stresi arrestimi i stresit morena taraku reperi stresi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Janar 2022, 16:30

FOTO/ Një rubin i vërtetë në Tiranë

Tenute RubinoVerëra ekskluzive për një vend ekskluziv… Shqipërinë. Një firmë e re dhe moderne vreshtarie që synon në përmirësimin e karakteristikave autok...