Aktualitet

Protesta në selinë e Partisë Demokratike! Shkon në 60 numri i të shoqëruarve

9 Janar 2022, 08:21 Nga DOSJA
Protesta në selinë e Partisë Demokratike! Shkon në 60 numri

TIRANË– Ka shkuar në 60 numri i personave të shoqëruar nga policia e shtetit pas trazirave që u zhvilluan ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike. Pas përfundimit të protestës së djeshme, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit janë shoqëruar në total një numër prej 60 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 15 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Deri më tani 15 prej të shoqëruarve ju është komunikuar arresti.

Të shoqëruarit akuzohen për veprat penale “Tubim i paligjshëm”, “Ushtrim i dhunës” dhe “Kundërshtim i forcave të policisë”

Në lidhje me arrestimet, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi ditën e djeshme se policia ka shoqëruar dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Bardhi në një deklaratë për mediat tha se demokratët përveçse u terrorizuan nga dhuna e Sali Berishës, po terrorizohen edhe nga policia.

Por çfarë ndodhi dje brenda oborrit të PD?

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua ditën e djeshme në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda. Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë. Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet perplasje ne partine demokratike perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll