Bota

Edhe pse atraksion popullor, Turkmenistani vendos të shuajë ‘Portën e Ferrit’

9 Janar 2022, 08:05 Nga DOSJA
Edhe pse atraksion popullor, Turkmenistani vendos të shuajë

TURKMENISTAN – Shuarja e krateri të zjarrtë të gazit natyror Darvaza është kthyer në çështjen primare të Presidentit të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov, megjithëse  vendi është një atraksion popullor turistik në vendin e Azisë Qendrore dhe njihet si “Porta e Ferrit”.

Presidenti Berdymukhamedov u shfaq në televizionin shtetëror duke urdhëruar zyrtarët qeveritarë të shuanin zjarrin, duke përmendur dëmin ekologjik dhe shqetësimet ekonomike. Ai tha se zjarri i gazit natyror ndikon negativisht në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve që jetojnë aty pranë.

“Ne po humbasim burime të vlefshme natyrore për të cilat mund të marrim fitime të konsiderueshme dhe t’i përdorim ato për përmirësimin e mirëqenies së popullit tonë”, ka deklaruar ai.

A ka provuar dikush të shuajë “Portën e Ferrit” më parë?

Berdymukhamedov urdhëroi shuarjen e flakëve në vitin 2010. Përpjekjet e mëparshme për të shuar “Portën e Ferrit” nuk kanë qenë të suksesshme. Në nëntor të vitit 2013, eksploruesi kanadez George Kourounis, nisi ekspeditën për t’u bërë personi i parë për të hyrë në thellësitë e kraterit. Ai vite më parë kishte rrëfyer për eksperiencën e tij drithëruese e magjepësese.

“Vendi më ka magjepsur gjithmonë. Historia pas asaj se si erdhi në ekzistencë ka qenë e mbuluar me mister dhe nuk ka asnjë vend tjetër si kjo në Tokë. Është shumë unike, pasi nuk ka asnjë vend tjetër ku ka këtë gropë metani që digjet që po hidhet nga toka me presion të lartë. Është magjepsëse, është vizualisht mahnitëse dhe ka shumë gjëra që mund të mësojmë për këtë vend”, ka deklaruar ai.

Duke e përshkruar më tej aventurën e tij si “surreale”, ai thotë se në momentin që shikonte poshtë nga një lartësi, gropa ngjante sikurse një planet tjetër. Kanadezi zbuloi se në fund të kraterit po mbijetonin bakterie unike, pavarësisht temperaturave të larta. Ndryshe, Turkmenistani posedon rezervat e katërta më të mëdha në botë të gazit natyror.

“Porta e Ferrit” ndodhet përafërsisht 260 kilometra në veri të kryeqytetit turkmen, Ashgabat. Vendi është 60 metra e gjerë dhe 20 metra në thellësinë e tij.

Marrë nga nypost.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota porta e ferrit turkmenistan turkmenistani porta e ferrit turkmenistan turkmenistani

Sondazh

Poll