Bota

Miratohet ligji: Kafshët do trajtohen njësoj si fëmijët në rast divorci të prindërve

9 Janar 2022, 07:41 Nga DOSJA
Miratohet ligji: Kafshët do trajtohen njësoj si fëmijët

SPANJË – Një ligj është miratuar së fundmi në Spanjë, sipas të cilit kafshët shtëpiake konsiderohen dhe trajtohen njësoj me fëmijët në rast divorci.

“Kafshët shtëpiake në Spanjë do të njihen për herë të parë si qenie të gjalla dhe të ndjeshme dhe jo si objekte të thjeshta”, raporton Reuters.

Referuar ligjit në fjalë, në rast divorci, palët duhet të specifikojnë në marrëveshje se kush do të kujdeset për kafshën, kush do të përballojë shpenzimet për mirëmbajtjen e saj dhe kushtet e kujdestarisë së përbashkët. Nëse marrëveshja është e pamundur, një gjyqtar ndërhyn për të mbikëqyrur mirëqenien e kafshës. Gjykatësi nuk do të lejojë që kafsha të qëndrojë me bashkëshortin që e keqtrajton ose e përdor si mjet hakmarrjeje.

Edhe disa vende të tjera evropiane që njohin kafshët si qenie të ndjeshme janë Franca, Gjermania, Zvicra, Austria dhe Portugalia.

Marrë nga Reuters.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota divorc ligj per kafshet spanje divorc ligj per kafshet spanje

Sondazh

Poll