Bota

Masivi shkëmbor bie mbi varkë në liqen, 7 persona humbin jetën në Brazil

9 Janar 2022, 06:57 Nga DOSJA
Masivi shkëmbor bie mbi varkë në liqen, 7 persona humbin

BRAZIL– Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një shkëmbi u shemb mbi varka, në një liqen në Brazil. Tre të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe 32 të plagosur pas aksidentit në juglindje të vendit. Një nga varkat është mbytur, ndërsa të tjerat kanë arritur të shpëtojnë.

Ngjarja ndodhi në orën 11:00 me orën lokale (14:00 GMT) pas një dite me reshje shiu në shtetin Minas Gerais, të cilat i kishin bërë shkëmbinjtë më të ndjeshëm ndaj shembjes.

Nga 32 të plagosurit, nëntë persona ndodhen në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Zhytësit dhe helikopterët po kërkojnë në ujë për ndonjë të mbijetuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aksident ne brazil brazil liqeni ne brazil aksident ne brazil brazil liqeni ne brazil

Sondazh

Poll