Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri 36-vjeçarin, arrestohet 50-vjeçari në Berat 

8 Janar 2022, 16:23 Nga DOSJA
Qëlloi me armë zjarri 36-vjeçarin, arrestohet 50-vjeçari

BERAT- Një 50-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat, pasi ka qëlluar me armë zjarrin një 36-vjeçar për motive të dobta. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘4 Shtatori’ në fshatin Arrëz. I plagosuri është dërguar në spital për mjekim shëndetësor si dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Berat/ Nga speciaistët e Seksionit për Krimet në Stacioni e Policisë Dimal, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N.T., 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Dimal, pasi në ambjentet e një lokali në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri në këmbë shtetasin E.F., 36 vjeç, banues në Dyshnik, Berat. Shtetasi i dëmtuar mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën dhe u largua për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne dimal policia e beratit plagosje ne dimal policia e beratit

Sondazh

Poll