Aktualitet

Protestë e shqiptarëve në Bruksel: Në mbrojtje të pluralizmit, kundër Ramës e Bashës

8 Janar 2022, 15:42 Nga DOSJA
Protestë e shqiptarëve në Bruksel: Në mbrojtje të

BRUKSEL – Emigrantë shqiptarë në Bruksel po mbajnë protestë në kryeqytetin belg në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pluralizmit politikë në Shqipëri.

Parrulla kryesore e tyre është “Në mbrojtje të pluralizmit dhe kundër Ramës e Bashës”.

Dita e sotme në selinë e Partisë Demokratike u karakterizua nga përdorimi i forcës nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët tentuan të futeshin brenda godinës me matrapikë, trapanë, vare, etj. Pas kërkesës së kryetarit Lulzim Basha, Policia e Shtetit urdhëroi ndërhyrjen e FNSH për të shpërndarë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Forcat e rendit përdorën gazlotsjellës. Pas 3 orësh përpjekje për të marrë selinë demokrate, Berisha u tërhoq dhe ka njoftuar konferencë për mediat në orën 18:00 në “Rogner”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll