Art&Argëtim

Me pistoletë në makinë arrestohet aktori i “Gomorrah”

8 Janar 2022, 09:16 Nga DOSJA
Me pistoletë në makinë arrestohet aktori i “Gomorrah”

ITALI- Aktori Vincenzo Sacchettino, i njohur për interpretimin e personazhit të “Danielino” në filmin e njohur italian “Gomorrah” është arrestuar, pasi në makinë iu gjet një armë zjarri. Mediat e huaja raportojnë se aktori 23-vjeçar u arrestua nga efektivët e policisë në lagjen “Scampia” në Napoli.

Sacchettino me precedentë të mëparshme penale, tentoi të arratisej pasi policia gjatë kontrollit të makinës i gjet një armë zjarri paleje. Më pas gjatë fazës së identifikimit ai madje ka shtyrë një nga agjentët, duke tentuar të arratiset sërish, pa ia arritur.  23-vjeçari do të duhet t’iu përgjigjet akuzave të ndryshme, përfshirë armëmbajtje pa leje, marrjen e mallrave të vjedhura, lëndime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Në vitin 2019, Sacchettino u arrestua për trafik droge.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz aktori italian arrestohet aktori vincenzo sacchettino aktori italian arrestohet aktori vincenzo sacchettino

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Janar 2022, 07:21

Pema merr emrin e Leonardo di Caprio

BRITANI E MADHE– I njohur për përpjekjet për të shpëtuar natyrën, tashmë një pemë mban emerin e aktorit Leonardo Di caprio. BBC raporton se kërkuesit e Ko...