Art&Argëtim

Plas keq sherri, Meridiani dhe Balina zihen LIVE në emision: Nuk bëhem dot lëpirës!

8 Janar 2022, 08:35 Nga DOSJA
Plas keq sherri, Meridiani dhe Balina zihen LIVE në emision: Nuk bëhem

TIRANË – Meridiani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Kur erdhi në studio pas eliminimit, ai u përball me opinionisten Balina Bodinaku, e cila i tha se ka luajtur me rregulla që nuk i pranon loja. Meridiani tha se është i drejtpërdrejtë, ndërsa ajo e ndryshon mendimin shpesh.

Ai gjithashtu përmendi faktin se Tirana është e vogël dhe se nuk bëhet dot lëpirës e shoku i saj. Me pak fjalë, Meridiani nënkuptoi se Balina është ‘e shitur’ dhe mban anë, pasi ajo ka miq disa persona aty brenda, duke nënkuptuar mbase Donaldin.

Meridiani pati përplasje dhe me Semin, e cila e akuzoi se destabilizoi lojën e Donaldit duke i thënë që njihet si Donaldi i Borës dhe kur ai u lidh me Triksën, Meridiani preferoi t’i tregonte se sa gjigante dhe e bukur ka qenë takimi i tij me Borën jashtë.

Arbana i doli në mbrojtje Meridianit, duke i quajtur provokime këto të tij dhe se Donaldi fare mirë mund të thoshte ‘po unë jam Donaldi i Borës’, por ai preferoi të lidhej me Beatrix.

Përplasja mes tyre në emision:

Balina: Ti ke luajtur me rregulla që nuk i pranon loja.

Meridiani: Cili ishte ky rregull?

Balina: Goditje poshtë brezit është që ti të luash me informacione jashtë dhe e dyta ato informacione t’i sërvirësh në mënyrë jo korrekte. E para që më vjen në mendje është që sapo ke hyrë i ke thënë Donaldit që gjithë atje jashtë mendojnë se ti je Donaldi i Borës.

Meridiani: Po pse nuk ishte e vërtetë kjo?

Balina: Kush janë të gjithë Meridian? Jam unë të gjithë? Është Arbana? Apo janë njerëzit e shtëpisë tënde? Kjo është tendencioze

Meridiani: Ka qenë dhe Semi, i kam thënë dua të të njoh si Donald Veshaj dhe jo si Donaldi i Borës siç përflitet

Balina: Dhe ti nuk je aq naiv, je shumë i zgjuar

Meridiani: Ti quan mungesë korrektese këtë dhe nuk ka qenë jo korrekte përmendja e familjes së Ilirit, siç është goca dhe gruaja

Balina: Atë e kam thënë, je i pasaktë, po gënjen. Unë kam thënë është jo etike…

Meridiani: Është shumë e ulët të më thuash mua po gënjen, nga ti nuk e prisja. E ke ti këtë. E godite dhe Fifin dhe u pendove. Këtë fjalën gënjen tërhiqe mbrapsht, te unë nuk të shkon.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz balina bodinak big brother vip albania meridian ramçaj balina bodinak big brother vip albania meridian ramçaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Janar 2022, 07:21

Pema merr emrin e Leonardo di Caprio

BRITANI E MADHE– I njohur për përpjekjet për të shpëtuar natyrën, tashmë një pemë mban emerin e aktorit Leonardo Di caprio. BBC raporton se kërkuesit e Ko...