Art&Argëtim

Pema merr emrin e Leonardo di Caprio

8 Janar 2022, 07:21 Nga DOSJA
Pema merr emrin e Leonardo di Caprio

BRITANI E MADHEI njohur për përpjekjet për të shpëtuar natyrën, tashmë një pemë mban emerin e aktorit Leonardo Di caprio. BBC raporton se kërkuesit e Kopshteve Botanike Kew në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan një pemë në pyllin e Kamerunit dhe e quajtën “Uvariopsis dicaprio”. 

Shkencëtarët dëshironin të vlerësonin përpjekjet e Di Caprio për të shpëtuar pyllin dhe e panë të arsyeshme që pema të merrte emrin e tij. Pema “dicaprio” është bima e parë e re për shkencën që u emërua zyrtarisht nga shkencëtarët e Kew në vitin 2022, përmes botimit në revistën shkencore, PeerJ .

Pema rritet vetëm në pyllin e Kamerunit, i njohur për biodiversitetin e tij të jashtëzakonshëm. Pema e vogël tropikale me gjelbërim të përhershëm ka lule të verdha me shkëlqim që rriten nga trungu i saj.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz leonardo di caprio leonardo di caprio

Sondazh

Poll