Art&Argëtim

Ceremonia e “Golden Globes 2022” nuk do të transmetohet, gjithçka do jetë private

8 Janar 2022, 07:15 Nga DOSJA
Ceremonia e “Golden Globes 2022” nuk do të transmetohet,

SHBA – Këtë vit, ceremonia e “Golden Globes 2022” nuk do të transmetohet dhe do të jetë një ngjarje tërësisht private. Këtë e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, fituesit e këtij viti do të publikohen gjatë eventit 90-minutësh në faqen zyrtare të internetit të “Golden Globes”.

Organizata ka njoftuar se fituesit do të postohen edhe në Twitter. Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë para datës 9 Janar që është caktuar spektakli.

Ceremonia u anulua nga rrjetet televizive pasi shoqatës iu evidentua mungesë e diversitetit. Të martën, u njoftua se ky vit nuk do të kishte tapet të kuq, audiencë, shtyp apo prezantues të famshëm, por vetëm masa anti-covid.

Marrë nga the-sun.com

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ceremonia e golden globe golden globe ceremonia e golden globe golden globe

Sondazh

Poll