Bota

Kishte frikë mos infektohej! Mësuesja në SHBA mbyll djalin e saj me Covid në bagazh

8 Janar 2022, 06:27 Nga DOSJA
Kishte frikë mos infektohej! Mësuesja në SHBA mbyll djalin e saj

SHBA– Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Teksas. Mësuesja Sarah Beam është arrestuar pasi dyshohet se mbylli djalin e saj të infektuar me Covid në bagazhin e makinës për tu mbrojtur nga ekspozimi i virusit. Kjo u bë në kohën kur gruaja po shkonte të një qendër testimi, duke kyçur djalin e saj brenda. Një dëshmitare telefonoi policinë pasi dëgjoi dikë që po fliste në bagazhin e një makine, thotë policia.

Mësuesja raportohet që hapi bagazhin për të zbuluar djalin që ishte shtrirë brenda. Beam tha se djali i saj 13 vjeçar kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe që po e çonte në stadiumin Pridgeon për të bërë një test tjetër që të konfirmonte rezultatin raportojnë mediat lokale.

Ajo tha se e kishte vendosur adoleshentin në bagazh për shkak se kishte frikë se mos infektohej vetë.

Burimi: BBC

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid ne shba nena mbyll djalin ne bagazh shba covid ne shba nena mbyll djalin ne bagazh shba

Sondazh

Poll