Bota

Çështja Djokoviç në Australi, Vuçiç: Serbia do luftojë për drejtësinë e të vërtetën

8 Janar 2022, 06:26 Nga DOSJA
Çështja Djokoviç në Australi, Vuçiç:

SERBI – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka premtuar se Serbia do të luftojë për drejtësinë dhe të vërtetën sa i përket asaj që po ndodh me Novak Djokoviç, të cilit i është anuluar viza nga Australia dhe për këtë arsye është bllokuar atje për disa ditë.

“Sapo fola në telefon me Novakun – shkroi Vuçiç në Instagram – I thashë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona do të marrin të gjitha masat për të ndaluar sa më parë keqtrajtimin e tenistit më të mirë në botë, në kohën më të shkurtër të mundshme. Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Djokovic, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka shtuar Vuçiç.

 

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Pas Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, reagoi edhe ministrja e sportit Vanja Udovicic:

“Është absurde dhe e turpshme! Jam i shokuar për trajtimin e rezervuar për Novak dhe nuk mund ta besoj që dikush mund ta trajtojë kështu tenistin më të mirë në botë. Serbia është me ty”, ka thënë Udovicic, cituar nga mediat serbe.

Sipas mediave serbe, Novak Djokovic ndodhet në një hotel në Aeroportin e Melburnit në pritje të vendimit për kërkesën që ai ka paraqitur.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksander vucic novak djokoviç aleksander vucic novak djokoviç

Sondazh

Poll