Aktualitet

VIDEO- Protesta e Berishës, Rama merr masa, izolon dhe Kryeministrinë

7 Janar 2022, 18:35 Nga DOSJA
VIDEO- Protesta e Berishës, Rama merr masa, izolon dhe Kryeministrinë

TIRANË– Godina e Kryeministrisë është izoluar gjithashtu një ditë para protestës së paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë blu. Fotoja tregon persona të shumtë që siç duket kanë mbërritur për të bërë ndryshimet e urdhëruara në Kryeministri. Dera kryesore është mbuluar me pllaka metalike për ta mbrojtur godinën në raste incidentesh gjatë protestës.

Në fakt, protesta është paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha për tu mbajtur para selisë së Partisë Demokratike, por kryeministri Edi Rama siç duket ka dashur të marrë masa.

Më 8 janar, Berisha ka paralajmëruar për protestë para selisë blu ‘thirrur për forcimin e PD-së‘. Me sloganin ‘Proteste Kombëtare’: ‘Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve’ protesta do të nisë në orën 12:00 para selisë. Deri më tani është lajmëruar vetëm një protestë por nuk dihet se si grupi i Rithemelimit do ta nxjerrë Bashën nga selia. Nga grupi i Berishës është përdorur termi ‘butësisht’ për largimin e Bashës nga selia blu ndërkohë që Basha pretendon se grupi i ish-kryeministrit mund të ushtrojë dhunë dhe ka planifikuar sulm.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll