Bota

Kriza e Kazakistanit, presidenti nuk përmbahet: Po sulmojnë gangsterë e terroristë

7 Janar 2022, 20:10 Nga DOSJA
Kriza e Kazakistanit, presidenti nuk përmbahet: Po sulmojnë

KAZAKISTAN – Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev reagoi ashpër në “Twitter” duke përmendur se elementë kriminal dhe terroristë jashtë vendit po shkaktojnë trazira brenda shtetit ditët e fundit. Ai shton se rreth 20 mijë persona të huaj kanë kryer 6 sulme në kryeqytetin e Kazakistanit Almati.

POSTIMI I PRESIDENTIT KASSYM-JOMART TOKAYEV:

“Gangsterë dhe terroristë të stërvitur, organizuar dhe komanduar mirë nga qendër speciale. Disa prej tyre nuk flasin gjuhë kazake. Ka patur të paktën 6 valë sulmesh terroriste në Almat me numër maksimal prej 20 mijë vetash”.

Gangsters and terrorists very ëell trained, organized and commanded by the special centre. Some of them ëere speaking non-Kazakh languages. There ëere at least six ëaves of attacks of terrorists at Almaty, total amount of them 20 thousand.

— Qasym-Jomart Toqayev (@TokayevKZ) January 7, 2022

Tokayev do të caktojë në 11 janar kandidatin për kryeministër dhe kabinetin e ri qeveritar, të cilët duhet të votëbesohen nga parlamenti. Ai ka urdhëruar sot forcat e sigurisë që të qëllojnë pa paralajmërim ndaj demonstruesve.

Qeveria e vendit ra pas protestave të dhunshme kundër rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse dhe mungesës së demokracisë në Kazakistan. Ditën e djeshme janë dislokuar një kontigjent trupash ushtarake nga Rusia për të menaxhuar situatën e emergjencës në vend. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka dhënë mbështetje presidentit Tokayev.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota protesta ne kazakistan protesta ne kazakistan

Sondazh

Poll