Aktualitet

Aksidenti në tunelin e Kalimashit, Policia: 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

7 Janar 2022, 20:20 Nga DOSJA
Aksidenti në tunelin e Kalimashit, Policia: 1 i vdekur dhe 4 të

KUKËS- Policia ka deklaruar se nga aksidenti në tunelin e Kalimashit ka humbur jetën 1 person, ndërkohë që janë plagosur 4 të tjerë. Mësohet se dy drejtuesit e mjeteve, një nga Kosova me iniciale N.Z si dhe një nga Shkopeti me iniciale Gj.M kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë që jetën ka humbur pasagjerja me iniciale E.S.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit. Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

LAJMI KRYESOR: Aksident në tunelin e Kalimashit, 1 viktimë dhe 4 të lënduar

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tunelin e kalimashit kukes aksident ne tunelin e kalimashit kukes

Sondazh

Poll