Aktualitet

Tentoi të parakalonte dy makina, mjeti përfundon në oborrin e shtëpisë në Lushjne

7 Janar 2022, 18:40 Nga DOSJA
Tentoi të parakalonte dy makina, mjeti përfundon në oborrin e

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje, ku një makinë ka humbur kontrollin, pasi ka tentuar të parakalojë dy mjete të tjera. Mësohet se shoferi i makinës “Audi” me targa të huaja SG100Y ka goditur dhe marrë përpara mjetin tip “Benz” me targa AA250OC. Më pas, makinat përfunduan në oborin e një shtëpie në lagjen Gafurr Muco, pranë fabrikës së miellit.

Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur lehtë shoferi “Benzit” A.D., ndërsa shoferi i “Audit” është larguar menjëherë nga vendngjarja.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, shtetasi A. D., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Audi”, drejtuesi i të cilit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi A. D., është dëmtuar lehtë dhe po mer mjekim në spitalin e Lushnjës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të automjetit tip “Audi”.

(I.A;d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lushnje lushnje aksident në lushnje lushnje

Sondazh

Poll