Art&Argëtim

Njeriu i parë me ngjyrë që fitoi Oscar, humb jetën aktori Sidney Poitier

7 Janar 2022, 18:03 Nga DOSJA
Njeriu i parë me ngjyrë që fitoi Oscar, humb jetën aktori

SHBA- Aktori Sidney Poitier, i cili ishte personi i parë me ngjyrë që fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë, ka vdekur në moshën 94-vjeçare. BBC shkruan se vdekja e yllit të Hollywudit u konfirmua nga zyra e ministrit të punëve të jashtme të Bahamas, Fred Mitchell.

Poitier ishte një aktor që ka lënë gjurmë, humanitar dhe diplomat i respektuar. Ai fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për Zambakët e fushës në 1963.

I lindur në Miami, ai u rrit në një fermë domatesh në Bahamas dhe u transferua në Nju Jork në moshën 16-vjeçare. Ai u regjistrua për një periudhë të shkurtër në ushtri dhe bëri disa punë të tjera ndërkohë që merrte mësime aktrimi.

Poitier theu barrierat racore në Hollywood. Paraqitja e tij në The Defiant Ones në 1958 i dha atij nominimin e tij të parë për Oscar – në vetvete një arritje historike për një person me ngjyrë në atë kohë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture showbiz fred mitchell sidney poitier fred mitchell sidney poitier

Sondazh

Poll