Art&Argëtim

Brad Pitt dhe Lewis Hamilton në një film për Formula 1, ‘Apple’ realizon projektin

7 Janar 2022, 12:54 Nga DOSJA
Brad Pitt dhe Lewis Hamilton në një film për Formula 1,

SHBA- Aktori Brad Pitt dhe ish-kampioni Lewis Hamilton po bëjnë një film për Formula 1. Mediat e huaja raportojnë se Hamilton do të luajë rolin e konsulentit në film dhe Pitt do të luajë rolin e një piloti në pension që kthehet në Formula 1 për të mentoruar një pilot të ri. 

Pas një ‘lufte’ të furishme ofertash midis studiove kryesore të filmit dhe shërbimeve të transmetimit, Apple do të realizojë projektin e madh të filmit F1. Rivalë në garë për këtë projekt besohet të jenë Amazon, Disney dhe Netflix, së bashku me MGM, Paramount, Sony dhe Universal. Apple ka siguruar tashmë një paketë filmash për Pitt dhe po ndan nga 130 deri në 140 milionë euro për këtë punë.

Filmi ende i paemëruar duhet të përfitojë falë një interesi të “zgjuar” në Formula 1 pasi Liberty Media bëri një punë të shkëlqyer, dhe merita për popullaritetin e tij i takon serisë “Drive To Survive” të Netflix. Skenari i filmit ende nuk dihet për momentin.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz brad pitt formula 1 lewis hamilton brad pitt formula 1 lewis hamilton

Sondazh

Poll